Celebrities Gossip Showbiz

“Djalli punon shumë por Era Istrefi edhe më shumë”, këngëtarja paralajmëron rikthimin e fuqishëm!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore.

Teksa të gjithë ndjekësit janë në pritje me padurim të projekteve të saj më të reja, fillimisht nga një postim i Skerdit me këngëtaren në një studio të përbashkët na bëri të dyshojmë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Mirëpo, Era duket se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë dhe këtë e ka treguar me një postim të bërë vetëm para një ore në Instagram. Teksa shfaqet e veshur sportive në studio muzikore, këngëtarja bukuroshe shkruan:

Djalli punon shumë por Era Istrefi edhe më shumë

Pra, Era sapo na tregoi që do të rikthehet ashtu siç di vetëm ajo!

Ndërkohë kujtojmë se, së fundmi Era është përfolur për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Dyshimet nisën pasi kohëve të fundit këngëtarja është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje u përfol se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, mirëpo, burime për “Prive” treguan se këto lajme nuk janë të vërteta. Nga vetë Era deri më tani nuk kemi patur asnjë koment në lidhje me këto thashetheme.