Lifestyle Travel

Do të bëni një udhëtim romantik në Paris por nuk dini ku të shkoni? Ja kush janë restorantet më të preferuara të shqiptarëve…

“City of Lights” është një bekim për sytë dhe shijet, me një bollëk restorantesh me famë botërore dhe xhevahire të fshehura të cilat janë më pak të njohura. Katie Berrington, editorja e “Vogue” u ka kërkuar disa prej ‘shijuesve të ushqimit’ të ndajnë vendet e tyre të preferuara për të ngrënë në Paris.

1. Chloé Harrouche, themeluese e “Loulou Studio”

“Le Voltaire” ka një kuzhinë autentike franceze të shërbyer në një atmosferë elegante por familjare. Unë shkoj vazhdimisht aty për ‘meunière’-n e tij me patate të skuqura. Unë rekomandoj gjithashtu “Chez Georges”, i cili përmban të gjithë klasikët franceze në menunë e tij të gjerë dhe ka një dekor plot me shije që të kujton një ambient tipik elegant bistro. Unë rekomandoj plotësisht biftekët ‘pavés du Mail’ me një salcë kremi me mustardë. ‘Racines’ ndihet si një xhevahir i fshehur në “Passage des Panoramas”, jo shumë larg zyrës sime. Është i ngrohtë dhe komod dhe shërben ushqim italian. Është i shkëlqyeshëm për takimet e drekës, por edhe për një natë takimesh intime, të strukur mbi një tavolinë të vogël me qirinj, duke ngrënë ravioli dhe ragu. Më pëlqejnë gjithashtu ‘Carboni’s’ dhe ‘Cibus’ në ‘rue Molière’ (dhe, po, jam e fiksuar pas makaronave).

Sa herë që më shkon mendja për sushi, shkoj te “Takara” për të marrë porcionin tim. Për “udon noodles”, shkoj te “Kunitoraya”. Nëse dua të zhytem plotësisht në kuzhinën japoneze, shkoj te “Ogata”. Më pëlqen të kultivoj tradita personale dhe kur dua të festoj një lajm të mirë, shkoj në “Le Duc” dhe porosis ushqimeve e tij të freskëta të detit që jane edhe në ofertë. Për mua, ai mbetet restoranti më i mirë në Paris dhe më gjerë.”

2. Anissa Kermiche, dizajnere bizhuterish dhe qeramike

“Të zgjedhësh vetëm një restorant në Paris është praktikisht e pamundur, por ai që mban një vend të veçantë në zemrën time që kur u largova për në Londër 10 vjet më parë është “Chez Omar”. Vendndodhja e tij është e përshtatshme për ata që e duan kulturën dhe blerësit e rregullt, pasi ndodhet në pjesën më të mirë të “La Marais”, e cila strehon disa nga muzetë më ikonë, si “Centre Pompidou” dhe “Musée National Picasso-Paris” dhe disa nga butikët më të mirë të qytetit, gjithashtu. “Restoranti ndodhet në ‘rue de Bretagne’, pranë “Marché des Enfants Rouges”, i cili është tregu ushqimor më i vogël, por me një përzierje të larmishme ushqimesh të mrekullueshme në rrugë, ‘à la Parisienne’, duke filluar nga gocat e detit me cilësi të lartë deri te ushqimi kreol, plus dyqane të shkëlqyera djathi dhe vere.

“Chez Omar” është një bistro e mrekullueshme që u hap në vitet 1970, duke shërbyer ushqim maroken së bashku me një menu tradicionale franceze “du jour”, me pjata të tilla si patate me biftek. Por unë shkoj ekskluzivisht për “couscous Royal”: kuskus në një lëng perimesh pikante me shpatullat e qengjit, qofte, sallam pikant qengji dhe pulë. Fatkeqësisht, ushqimi i Afrikës së Veriut është i nënvlerësuar në Londër dhe unë u rrita duke ngrënë kuskus dhe duke mësuar për variacionet e ndryshme të tij nga Algjeria dhe Maroku. “Kuzhina duket sikur ka dalë nga një film i “Wes Anderson” dhe kamarierët janë të njëjtët ndër vite. Kapini në një ditë të mirë dhe ata do t’ju tregojnë më shumë për historinë e vendit. Shpesh shkëmbejmë disa fjalë në arabisht kur ndaloj atje vetëm për një kuskus të minutës së fundit përpara se të marr trenin për në Londër.”

3. Lauren Rubinski, stiliste bizhuterish

“Mund të them pa hezitim se restoranti “Le Stresa” është absolutisht i preferuari im. Unë kam ardhur në këtë vend të veçantë që në moshën 17-vjeçare, madje e kam marrë me qira për darkën time të dasmës. Më pëlqen të ulem në tarracë, pavarësisht nga moti. Marr një tavolinë për dy persona me bashkëshortin tim dhe porosis karpaçion e artiçokut, picën me tartuf dhe makaronat e shijshme “Alain Delon”. Pastaj, për ëmbëlsirë, marr një tiramisu (një nga më të mirat në botë). Pronarët i njoh prej kohësh dhe më bëjnë gjithmonë diçka të veçantë. Ky vend ka kaq shumë histori. Më pëlqen ideja e ngrënies në një vend ku njerëzit dinë për prodhimet e mira dhe konceptin e të bërit dashuri përmes ushqimit. Kështu që ky vend do të jetë përgjithmonë restoranti im i preferuar në Paris.”