Celebrities Showbiz

Dojna Mema zbulon se si e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj!

Vetëm pak ditë më parë, moderatorja shumë e dashur shqiptare, Dojna Mema, ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Ajo shkroi në videon e postuar ku tregonte barkun e saj të rrubullakosur:

Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruar atë që ndjej tani do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës tënde.

Mbrëmjen e kaluar në ekranin e Top Channel u transmetua episodi i 8-të i “Ëndërrtjerrësit”, “Në kërkim të talenteve”. Pjesë e emisionit ishte dhe Dojna. Ajo ka treguar se ka qenë shtatzënë gjatë gjithë kohës kur prezantonte “Big Brother Fan Club”.

 Gjatë gjithë kohës së “Fan Club”-it kam qenë shtatzënë. Kam pasur siklete, por pjesë e punës sonë është që për sa kohë pranoj të bëj një program, nuk ia vlen të diskutosh ato siklete. 

Madje Dojna tregoi dhe një moment shumë gazmor kur i duhej ta fshihte faktin se ishte shtatzënë:

Kemi një qenë në një event të madh dhe unë mbaja një gotë shampanje në dorë për kamuflim…

Rikujtojmë se, pak ditë më parë, moderatorja ndau një video me çaste shumë të ëmbla nga shtatzania e saj. Në video dukej një foto e Vlashentit teksa Dojna i tregonte testin e shtatzanisë, e një tjetër çast nga vizita e Dojnës te gjinekologu. Më tej ishte një foto e saj në pasqyrë ku dukej barku i rrumbullakosur, teksa padiskutim nuk munguan as çastet kur Dojna i jep lajmin e bukur anëtarëve të tjerë të familjes së saj.

Në një pjesë të videos, ajo njofton gjyshen e saj, jo pak të njohur për ndjekësit besnikë të Dojnës. Një reagim epik padiskutim, teksa gjyshja e Dojnës gëzon dhe emocionohet me lajmin që sapo ka marrë.