Botë e Çuditshme Lifestyle

Doni të dini nëse partneri po ju tradhton?! TikTok-eri i njohur ju vjen në ndihmë!

Së fundmi një TikTok-er ka ngjallur një debat në internet pas pretendimeve se një hile e tij me një shishe uji mund të ekspozojë nëse dikush po ju tradhton. Daniel Hentshcel, nga Los Angeles u bë viral në TikTok kur ndau mënyrën e tij të pazakontë të testimit të besimit të partnerëve.

Ylli i mediave sociale i cili ka rreth 995,000 ndjekës në platformë u bëri thirrje shikuesve të merrnin një shishe uji nga një dyqan. “Blini një shishe uji të përdorur nga Goodwill që teorikisht mund t’i përkasë kujtdo”, ka shkruar ai. Më pas, rekomandon ta vendosni atë diku në makinën e partnerit tuaj dhe të pretendoni se sapo e keni parë aty.

@danhentschel

Is your partner cheating? TEST #cheating #couple #relationship

♬ original sound – Daniel Hentschel

Duke i udhëzuar shikuesit saktësisht se çfarë të bënin më pas, Danieli u thotë që t’ia dorëzojnë shishen partnerit e t’i thonë: “Merre shishen tëndë të ujit”. Nëse partneri nuk ka asgjë për të fshehur, menjëherë do të thotë se shishja nuk është e tij. “Nëse ndërkohë tradhtojnë, për të mbuluar gjurmët, do të thonë se shishja është e tyre”, vazhdon ai. Kjo metodë sipas Danielit, mund të përdoret edhe me sende të tjera në shtëpi. Videoja e tij grumbulloi më shumë se 7 milionë shikime përgjatë 24 orëve.