Lifestyle Love & Sex

Si t’i rezistoni tundimit për të tradhtuar partnerin…

A është e mundur t’i rezistosh tundimit të tradhtisë? Psikologët dhe seksologët rekomandojnë të paktën tre strategji. E para është të përmirësoni marrëdhënien në çift, duhet të investoni më shumë në marrëdhënien tuaj dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit. E dyta, e quajtur shmangie proaktive, konsiston në distancimin nga njerëzit e rrezikshëm dhe joshës.

Mund të jetë e dobishme të përdorni të ashtuquajturin përjashtim nga tundimi, domethënë të përqendroheni te ndjenja e fajit dhe ta detyroni veten ta shihni personin e tretë në një këndvështrim negativ. Por në realitet, asnjë nga tre strategjitë nuk është efektive, siç tregohet nga studimi i Universitetit të New Brunswick në Kanada, i cili i identifikoi ato duke intervistuar 362 çifte, të cilët më pas u kontaktuan sërish pas disa kohësh për të kontrolluar nëse kishte pasur tradhti.

Sipas ekspertëve, nëse lind dëshira është e vështirë t’i rezistosh, ndaj është e nevojshme që të mos ekspozoheni ndaj tundimeve, me një përpjekje vullneti. Një studim tjetër nga Universiteti Shtetëror i Floridës mbi çiftet heteroseksualë zbuloi se individët që ishin në gjendje të largonin vëmendjen nga imazhet e njerëzve tërheqës të seksit të kundërt kishin 50% më pak gjasa të tradhtonin. Së fundmi ata që nuk shikojnë përreth i rezistojnë tundimit.