Celebrities Gossip Showbiz

Drake në një romancë me nënën e shokut të tij?! Kjo foto i nxjerr zbuluar…

Artisti i njohur, Drake, ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes së medias lidhur me historitë e tij romantike. Nga modelet, te këngëtaret e deri tek yjet e pornografisë, reperi ka shijuar një jetë plot ngjyra në dashuri. Që nga marsi i vitit 2021 thuhet se Drake është beqar. E dashura e tij e fundit sipas mediave të huaja thuhet se është supermodelja Imaan Hammam. Ylli holandez është një nga engjëjtë e “Victoria’s Secret”.

E duket se tashmë është koha për t’i hapur dyert një dashurie tjetër. Së fundmi, artisti i dekadës sipas “Billboard”, po del me nënën e shokut të tij, aktorit dhe basketbollistit Amari Bailey. Të enjten në mbrëmje, Drake u pa me nënën e Bailey, Johanna Leia në stadiumin “Dodger”, duke darkuar. Duket se ai kishte rezervuar një stadium të tërë, në mënyrë që ata të mund të darkonin së bashku vetëm. Ata u kapën rastësisht bashkë nga një dron sipër stadiumit e tashmë fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.

Mbetet për t’u parë nëse lidhja mes tyre ka qenë romantike apo thjesht një takim njohës. Kjo nuk është hera e parë që ata shihen në praninë e njëri-tjetrit. Edhe disa javë më parë dyshja ndoqën së bashku një ndeshje të Amarit.

Rikujtojmë, se disa kohë më parë u aludua se Drake kishte krijuar një lidhje me stilisten e tij, Luisa Dura. Nuk është për t’u habitur se mes Drake dhe stilistes mund të ketë diçka, pasi për të nuk është përfolur për ndonjë lidhje të mundshme.