Showbiz

Drake rikthehet me prurje të reja muzikore, sulmon hapur Rihanna-n!

Prej një kohe të gjatë reperi i famshëm Drake ka marrë një periudhë pushimi nga prodhimi i këngëve të reja por edhe me daljet në skenë.

Vetëm para 3 ditësh ai ka lajmëruar papritur se do të publikonte 2 këngë të reja njëra pas tjetrës në të gjitha platformat online si iTunes, Youtube apo Spotify. Menjëherë ndjekësit dhe fansat e tij kanë nxituar për të dëgjuar këto dy projekte.

“Diplomatic Immunity” dhe “God’s Plan” quhen dy këngët e tij të cilat janë pëlqyer pa masë nga publiku ndërkohë që reagimet e para për njërën nga to sapo kanë filluar.

Në projektin “God’s Plan” duket se Drake flet për marrëdhënien me Rihanna-n. Një pjesë e tekstit të kësaj kënge shkruan: “Ajo më thotë: A më do? Unë i them: “Pjesërisht! Unë dua mamanë dhe shtratin tim më shumë, më vjen keq”.

Këto fjalë mendohen se shkojnë për këngëtaren e famshme e cila duket se e ka harruar krejtësisht historinë e saj me Drake. Ky sulm i hapur ndaj saj është komentuar gjerësisht në media dhe publiku është në pritje të reagimit të saj.

Pak orë më parë Drake ka postuar në profilin e tij të instagramit një foto ku ai shfaqet me mamanë e tij dhe një shtrat duke theksuar edhe një herë mesazhin apo dis-in e kësaj kënge.