Showbiz

Drew Barrimore flet për jetën përtej hollivudit

Aktorja e famshme Drew Barrimore ka zbuluar në kuadër të fushatës së saj “The Way It Looks To Us” se si është jeta në të vërtetë përtej hollivudit.

43-vjeçarja ka postuar dy foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke pozuar pas kamerave me grim, flokë të rregulluar dhe me dritën e duhur. Më pas ajo ka shfaqur një tjetër foto të një dite të zakonshme ku shfaqet duke qarë që tregon më së miri se përtej famës ajo është një njeri i thjeshtë dhe kalon po të njejtat vështirësi si të gjithë ne.

“Ndonjëherë jeta mund të të hedhë poshtë për një minutë, por ne qajmë dhe e marrim veten hap pas hapi” -,shkruan ajo në postimin e saj duke i dhënë kurajo të gjithë fansave të tregohen të fortë e të kujdesen për veten e tyre pavarësisht momenteve të vështira në jetë.