Bota Botë e Çuditshme

Drita të pazakonta u panë në qiellin e Marokut disa minuta para nisjes së tërmetit shkatërrimtar!

Drita të pazakonta janë parë në qiellin e Marokut disa minuta para nisjes së lëkundjeve të tokës që morën mbi 2o00 jetë njerëzish. Një tërmet me magnitutë 6.8 i shkallës Rihter goditi Marrakeshin, qytetet dhe fshatrat përreth të premten mbrëma, duke rrafshuar një numër të konsiderueshëm godinash.

Sipas Jerusalem Post, videot që janë filmuar nga kamerat e sigurisë nëpër banesa, tregojnë sesi drita të çuditshme shfaqen në qiell, 3 minuta përpara se të ndihej tërmeti. Nuk dihet shkaku i këtij fenomeni, edhe pse nuk është hera e parë që vërehet para një tërmeti të fuqishëm.

Video të ngjashme u shfaqën edhe para tërmeteve shkatërruese në Turqi në fillim të këtij viti, të cilët morën jetën e mbi 45.000 njerëzve. Një teori për këto “drita tërmetesh” thuhet se reflektojnë stresin tektonik, aktivitetin sizmik në zonë apo edhe shpërthimet vullkanike.