Fashion Gossip Showbiz

Dua Lipa, fytyra e re e “Versace”!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk di të ndalet me sukseset e saj. Ajo ka miliona fansa në të gjithë botën të cilët janë të apasionuar pas hiteve të saj muzikore si dhe miliona klikime në platforma digjitale. Ky popullaritet ka bërë që shumë firma prestigjoze të rrobave të kenë nderin ta kenë atë imazhin e saj.

Jemi mësuar që Dua Lipa shpeshherë të ndryshojë stilin e saj qoftë në veshje po ashtu edhe në look por ama gjithmonë duke u shfaqur lozonjare. Në një postim të fundit në Instagram, Dua ka bërë të ditur se do të jetë figura e re e “Versace” për koleksionin vjeshtë-dimër.

Bukuroshja u shfaq e veshur plot stil dhe në diçiturën e fotos ka shkruar:

Donatella Versace ti je një legjendë, jam shumë falënderuese për mbështetjen tënde. Kjo do të jetë një ditë që nuk do ta harroj kurrë !!

Rikujtojmë, se Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin pavarësisht pandemisë, do të organizojnë “Sunny Hill Festival” këtë vit. Së fundmi ata kanë njoftuar se Prishtina do të jetë shtëpia e përhershme e këtij festivali dhe kanë lajmëruar se do ta zgjerojnë më tej në një vend më të madh.

Dua tashmë është një divë e muzikës dhe zyrtarisht fituese e 3 çmimeve “Grammy” dhe 3 “Brit Awards“. Arritjet e saj të mëdha i kanë sjellë të ardhura të majme, duke e bërë kështu një ndër artistët e rinj më të pasur.