Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa ka miq që e injorojnë kur ajo është në një tryezë me ta por kjo gjë i pëlqen…

Ajo është fare e re në moshë por ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E kemi fjalën për divën e muzikës pop, këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa. Dua njihet për modestinë e saj që rrallë se e gjen tek çdo artist në kohët e sotme, por për të qëndruar kaq e thjeshtë dhe origjinale Dua ka treguar në podcastin ‘Happy Place’ se:

Miqtë dhe familja ime më mbajnë me ‘këmbë në tokë’. Unë mund të ulem në një tryezë dhe nuk jam më e rëndësishmja dhe nuk dua të jem kurrë. Kam miqtë e mi gjatë gjithë kohës, ata më injorojnë në shtëpinë time. Është pikërisht aty ku dua të jem, kjo është perfekte. Puna ime është e jashtëzakonshme, por më pëlqen ta mendoj jetën time si normale. Në fillim nuk e kuptoja pse isha kaq e famshme. Nuk doja të largohesha nga shtëpia nëse nuk do të isha grimuar, në rast se paparacët do të bënin një foto. Këto gjëra më pengonin dhe më ndaluan të bëja gjëra që i doja shumë.

Rikujtojmë se së fundmi 27-vjeçarja ka arritur marrëveshjen e saj më të madhe deri më sot dhe pritet të bëhet fytyra e re e Porsche. Këngëtarja e “New Rules” më parë ka qenë edhe imazhi i kompanisë së makinave luksoze Jaguar. Artistja shqiptare prej disa kohësh është në një lidhje romantike me regjisorin francez, Romain Gavras.