Showbiz

Dua Lipa shpërngulet në New York për të bashkëjetuar me të dashurin e saj të ri

Dua Lipa dhe Anwar Hadid që në fillimet e miqësisë së tyre hodhën dyshime për një romancë të mundshme që siç mund ta keni kuptuar nuk e kanë mbajtur shumë të fshehtë.

Mesa duket ata janë gati të hedhin hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe thuhet se po bëhen gati të bashkëjetojnë.

Dua do ta ndajë kohën e saj mes Londrës dhe New York-ut pasi dyshja po përgatiten të marrin me qira një apartament. Ata po kalojnë shumë kohë së bashku pavarësisht se janë shumë të zënë me karrierat e tyre.

Dua dhe Anwar u lidhën vetëm 3 javë pasi kjo e para u nda nga ish-partneri, Isaac Carew.