Botë e Çuditshme

Duke pritur momentin perfekt për propozim, kjo histori do t’ju habisë!

Ky rast do t’ju surprizojë. Në vend që thjesht t’i kërkonte të dashurës së tij Cally të martohej me të, Edi Okoro, 30 vjeç, fshehu një unazë për 30 ditë ndërsa postonte foto me partneren e tij.

Ai tha se e merrte unazën me vete kudo duke shpresuar se do të vinte momenti për t’ia bërë propozimin të dashurës Cally Read, 28 vjeçe, në përputhje me stilin e tij spontan.

Ai e ndau historinë e tij në një postim në Facebook, i cili është bërë viral dhe është pëlqyer më shumë se 60,000 herë. Ai shkroi në Facebook:

Ata që e kanë kaluar këtë më kuptojnë, kur dëshironi t’i propozoni në një mënyrë kuptimplotë për ju si person dhe çift.

Disa planifikojnë një moment spontan apo një vakt të mrekullueshëm. Unë nuk mund ta bëja këtë sepse unë jam një improvizues spontan.

Kjo e bëri atë edhe më shumë një sfidë sepse Cally e di këtë dhe në momentin që unë planifikoja një festë ajo do e kuptonte.

Për shkak të kësaj e mora unazën me vete kudo duke shpresuar se “momenti” do të lindte në përputhje me stilin tim spontan. E vendosa unazën në dorën e Cally-t ndërsa ajo ishte duke fjetur.