Celebrities Gossip Showbiz

Duket se drama mes tyre vazhdon, Arbenita Ismajli ‘thumbon’ Feron!

Fero, vijon të krijojë zhurmë në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të postimeve të shpeshta që bën në lidhje me shndërrimin e tij nga një reper në një musliman të devotshëm. Rreth dy javë më parë, Fero iu bëri me dije të gjithë ndjekësit e tij se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika, për t’ju dedikuar fesë islame.

Pas daljes së Feros nga burgu dhe përfshirjes së tij në fenë islame për disa kohë ‘drama’ e madhe mes tij dhe Arbenitës u qetësua dhe të gjithë menduan se ata e kishin rregulluar marrëdhënien e tyre. Kjo për shkak se janë parë duke shëtitur së bashku dhe nuk kishte më postime thumbuese në rrjete sociale për njëri-tjetrin. Por duket se nuk zgjati shumë dhe ‘thumbat’ mes njëri-tjetrin filluan përsëri e së fundmi Arbenita ka bërë një postim ku duket se i drejtohet Feros.

Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre

Së fundmi ish-reperi ka publikuar një shkrim ku thuhet se femra që vishen në mënyrë provokuese tërheqin djallin. Ky postim i Feros ka ngjallur reagime pasi ish-bashkëshortja e tij është një modele dhe shpesh herë pozon me veshje tepër provokuese.