Showbiz

Dwayne Johnson shpallet personi më i ndjekur i SHBA-ve në Instagram

Ai është babai më i komentuar i momentit, personi i cili të gjithë kërkojnë këshilla për të mbajtur trupin në formë e mbi të gjitha ai i cili mundohet të motivojë brezin e ri.

Siç e keni parë edhe nga titulli, bëhet fjalë për aktorin Dwayne Johnson apo The Rock i cili tani është personi më i ndjekur në rrjetin social Instagram.

Prej javësh ai ka qenë në një ‘luftë’ me familjen Kardashian për vendin e parë dhe ja doli. Ylli hollivudian dhe i Wrestling tani ka plot 200 milionë ndjekës duke zënë fronin dhe mund të themi pa dyshime se të gjithë janë të lumtur për këtë fakt.