Celebrities Music Showbiz

Dy këngëtarët e njohur pjesë e albumit të ri të Dj Khaled, ja mënyra ‘e çmendur’ si e festoi ai

Dj Khaled duket të jetë shumë i entuziasmuar për albumin më të ri që do të lançojë së shpejti, për të cilin u shpreh se e ka 99% të përfunduar. Këtë lajm të mirë për fansat e tregoi në një seri postimesh në rrjete sociale ditën e premte megjithatë, ai ende nuk e ka bërë të ditur emrin e këtij albumi.

Ajo që e lumturoi më shumë Dj Khaled në lidhje me këtë album është prezenca e dy këngëtarëve shumë të njohur dhe të dashur për publikun, Justin Timberlake dhe Justin Bieber. Ata do të marrin pjesë në projektin muzikor të titulluar “Khaled Khaled”, pjesë të albumit ‘misterioz’.

Mënyra se si e festoi Dj me famë ndërkombëtare këtë lajm ishte shumë për të qeshur pasi u hodh në pishinën e oborrit të shtëpisë së tij dhe duke bërtitur me të madhe’

ZËRAT E TYRE JANË REGJISTRUAR

Aq entuziast ishte Dj Khaled sa nuk arriti t’i përgjigjej as thirrjes së tyre për një video në ‘FaceTime’. Epo mesa duket Khaled po ndjen aromën e një tjetër suksesi!