Celebrities Gossip Showbiz

“E bëra tortën me k**, u tërbuan gratë”, Monika Lubonja rrëfen situatën ‘funny’ në ditëlindjen e saj!

“Big Brother VIP” padyshim që i ka bërë ndjekësit të ‘gozhdohen’ para ekranit prej më shumë se tre javësh tanimë. Debatet nuk kanë patur fund, momentet prekëse dhe emocionuese gjithashtu por dhe situatat ‘funny’ nuk kanë munguar. Së fundmi, ka qenë Monika ajo e cila ju ka treguar disa nga vajzave të shtëpisë një histori shumë për të qeshur nga ditëlindja e saj.

Teksa është kthyer pas në kohë, kur ka mbushur 50 vjeçe ajo ka treguar se në festën e ditëlindjes së saj, ajo ka treguar se ka habitur të gjithë mikeshat e saj me tortën që kishte përgatitur. Aktorja kishte porositur një tortë në formën e organit gjenital të meshkujve dhe teksa e tregon me detaje këtë situatë, banoret e tjera nuk i kanë kursyer të qeshurat, duke i kërkuar Monikës t’ja organizojë ajo ditëlindjen e rradhës.

I mbledh të gjitha gratë dhe ju them: “A jeni gati?” Kur bëra të pesëdhjetat, tortën e kisha bërë me (bën formën e penisit). U tërbuan gratë motër…

Teksa përgjigja e Arjolës është edhe më për të qeshur kur i thotë:

Kush ta lëpinte e para…

@bigbrothervipalb1

♬ original sound – Bigbrother vip- Perputhen_Tch

Epo, mirë që janë këto situata që të argëtohemi pak veçse debateve…

Një dyshe që duket se nuk ka ndërmend të pajtohet është Monika dhe Semi, të cilat shpesh debatojnë apo bëjnë thashetheme për njëra- tjetrën. E së fundmi, gjatë një bisede me Fifin. aktorja nuk i ka kursyer disa ofendime ndaj Semit duke thënë se ajo nuk është ndonjë artiste.

Semi nuk është ndonjë figurë! Më fal, sa këngë ka kënduar Semi?! Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi 5 këngë sa kam un gishtërinjtë e dorës, pres kokën unë.