Celebrities Gossip Showbiz

E diela i dedikohet familjes dhe Klea Huta na e tregoi më së miri këtë!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Klea shpesh herë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e djalit. Pas pushimeve në Dubai, Klea është rikthyer në punë ama si një nënë e përkushtuar na e ka treguar se dita e diel i dedikohet familjes dhe ka postuar në Instagram një video duke ecur me djalin e saj në krahë dhe duke u uruar të gjithëve një ditë të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta)

Para disa ditësh Klea ka shijuar pushimet me djalin e saj dhe një mikeshë në Dubai. Edhe pse pa Elgitin të dy nënë e bir ata ia kanë kaluar shumë mirë dhe këtë na e kanë treguar me anë të fotove dhe videove të postuara në Instagram, ku një ndër të fundit na i ka bërë ‘sytë zemra’.