Showbiz

E gjithë pasuria e Kirk Douglas shkon për bamirësi

Sipas “The Mirror” aktori dhe regjisori i ndjerë Kirk Douglas pas vdekjes e ka lënë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi.

Ai ndërroi jetë në moshën 103-vjeçare ndërkohë që familja i ka dhënë lamtumirën e fundit në Weswood Memorial në Los Angeles.

Mësohet se e gjithë pasuria e tij prej 60 milionë dollarësh do shkojë e gjitha për bamirësi 90% tek fondacioni “Douglas” të cilin ai e ka themeluar së bashku me bashkëshorten. Nga pjesa e mbetur do të përfitojë Universiteti “St Lawrence”, “Sinai Temple”, teatri “Kirk Douglas” dhe Spitali i fëmijëve në Los Angeles.

Asnjë qindarkë nuk do të shkojë për djalin e tij Michael Douglas pasi ky i fundit ka një pasuri të majme prej 300 milionë dollarësh.