Celebrities Design

Nxirret në shitje për çmimin marramendës shtëpia e legjendës hollivudiane, Kirk Douglas!

Shtëpia në Beverly Hills e legjendës së ndjerë të Hollywood-it, Kirk Douglas dhe gruas së tij Anne, është nxjerrë në shitje dhe u rendit për 7.5 milionë dollarë në fillim të këtij muaji. Prona u ble nga çifti për 400,000 dollarë në vitin 1976 dhe ata jetuan ditët e tyre të fundit në rezidencën modeste.

Anne vdiq në muajin prill në moshën 102-vjeçare, vetëm 15 muaj pas vdekjes së burrit të saj i cili ndërroi jetë në moshën 103-vjeçare dy vjet më parë. Prona mahnitëse e viteve 1920, e vendosur në një nga lagjet më të shtrenjta dhe ekskluzive të vendit, ka katër dhoma gjumi, gjashtë banja, një shtëpi kryesore njëkatëshe 4648 metra katrorë dhe një shtëpi pritjeje dykatëshe.

Ndër veçoritë e tij më unike është një ‘Walk of Fame’ në oborrin e shtëpisë i kompletuar me 40 autografe origjinale nga mbretërit e Hollywood-it duke përfshirë Frank Sinatra, Lucille Ball, Roger Moore, Ronald Reagan, Elizabeth Taylor dhe Jane Fonda. Sipas zotërueses së pasurive të paluajtshme të Los Angelos-it, Rochelle Altas Maize nga Nourmand & Associates, shtëpia ka 22 gurë.

Është si “Walk of Fame” në Hollywood të Teatrit Kinez të Grauman-it me steroide.

Përveçse e quajti pasurinë ikonë dhe të veçantë, Maize tha se iu desh më shumë se një orë për të fotografuar dhe shkruar emrat në gurë nga disa prej aktorëve më të kërkuar në botë, talenteve dhe personazheve të famshëm. Ju rikujtojmë se e gjithë pasuria 60 milionë dollarëshe e Douglas ka shkuar për bamirësi tek fondacioni “Douglas” të cilin ai e ka themeluar së bashku me bashkëshorten. Asnjë qindarkë nuk shkoi për djalin e tij Michael Douglas pasi ky i fundit ka një pasuri të majme.

Kirk në mbi 60 vite karrierë, ka interpretuar në 75 filma, shumë prej të cilëve të kthyer në klasikë të kinemasë, siç është “Spartacus”. Roli më i fundit kinematografik për Kirk Douglasin daton 2004-ën, ndërsa në 1996-ën u vlerësua me çmimin Oscar. Po në ’96-ën ai kaloi një problem shëndetësor që i kufizoi aftësinë për të folur. Për botën konsiderohej legjendë, si aktor i epokës së artë të kinemasë.