Celebrities Gossip Showbiz

E ka personale apo çfarë? Getinjo vijon me deklaratat e tij seksiste!

Getinjo padyshim edhe pse nuk është shpesh aktiv në tregun muzikor arrin të bëjë bujë sapo lançon ndonjë projekt të ri apo me deklaratat në rrjete sociale. Megjithatë, përpos faktit se është një artist shumë i talentuar, reperi shpesh habit me deklaratat e tij seksiste. Nuk kanë ndodhur pak raste kur Getinjo ka ‘sulmuar’ vajzat nëpërmjet Instastory-ve. Kështu ka bërë edhe para pak orësh, ku teksa ka postuar një ‘selfie’ në Instastory, artisti krahas ka shkruar:

Kurrë mos e le 1 femën për 1 femën tjetër. Nëse je burrë maj dyjat hehe 

Rikujtojmë se, edhe para disa kohësh, Getinjo ka bërë disa deklarata të tilla seksiste, të cilat përpos humorit brenda tyre mbeten ende jo të denja për një reper të njohur si ai.

Pas një mungese të gjatë,  reperi ‘i ka vënë gishtin kokës’ dhe ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë. Ndryshe nga vëllai i tij Mozzik që nuk ndalon së bëri hite, Getinjo pati një periudhë të gjatë pauze, megjithatë së fundmi ka vendosur të vijë me një album.

Kujtojmë se, para pesë muajve Getinjo publikoi këngën e tij më të re pas një pauze me titull “Pare”. Kënga mbartte një mesazh shumë të fuqishëm se si njerëzit kanë humbur vlerat dhe moralet kryesore vetëm për paranë.