Celebrities Gossip Showbiz

“E kujtoj sa herë që hap…” Çiljeta Xhilaga bën rrëfimin prekës për babain e ndjerë!

Çiljeta Xhilaga mund të themi me plot gojë se është një nga këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe që ka arritur t’i mbijetojë kohës. Ende sot e kësaj dite ka shumë interes kur këngëtarja publikon ndonjë projekt të ri, të cilat për hir të së vërtetës kohëve të fundit i ka patur të pakta.

Së fundmi, në një intervistë të bërë, Çiljeta ka treguar për ngjarjen e trishtë që i ndodhi, ku i ati i saj humbi betejën me Covid- 19 në shkurt të këtij viti. Këngëtarja ka rrëfyer mes të tjerash se e ka marrë shumë malli për të dhe se e kujton në çdo moment.

Unë atë e kujtoj çdo herë, sa herë që hap telefonin shoh fotot e tij dhe më merr malli. Babai ka qenë një burrë shumë fisnik dhe një shtysë shumë e madhe, që në vogëli, duke qenë edhe unë vajzë e vetme. Babai im u martua vonë, kur ishte 48 vjeç dhe nuk arriti dot ta bënte gjysh babin e tij, ndërsa unë e bëra.    

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, këngëtarja foli rreth fillimit të vitit të ri shkollor nëpërmjet një lidhje telefonike. Çiljeta ka një djalë të vogël të quajtur Fernando i cili si të gjithë moshatarët e tij ka nisur vitin e ri shkollor.

Ajo gjithashtu ka treguar për planet e të ardhmes dhe nëse do të ketë ndonjë projekt të ri muzikor.

Kam një këngë për të bërë më Ardit Çunin. Ai që më merr përdit në telefon dhe unë që i them ja se jam icik me temperaturë, pastaj ditën tjetër më zë gjumi. E ka zënë belaja me mua.(qesh)