Celebrities Gossip Showbiz

“Je i pashpresë”, Megi Pojani zbulon bisedën ‘funny’ me të atin!

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Por, sigurisht kjo nuk e ndalon prezantuesen të ndajë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria, ashtu si ka bërë dhe pak më parë teksa ka treguar një bisedë shumë ‘funny’ me të atin, i cili sapo ka mësuar aplikacionin ‘Whatsapp’.

Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte dhe kërcente ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.

E ftuar në “Wake Up”, Megi tregoi si qëndronte e vërteta dhe kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.