Botë e Çuditshme

E pazakontë, gruaja që është alergjike ndaj gjithçkaje!

Një grua nga Massachusetts vuan nga një sëmundje e rrallë kronike që e bën atë alergjike pothuajse ndaj çdo gjëje. Sipas Akademisë Amerikane të Astmës, Alergjisë dhe Imunitetit, Caroline Cray vuan nga sindroma e aktivizimit të qelizave mast (MCAS), çrregullim ky i rrallë nga i cili personi përjeton simptoma të përsëritura të alergjisë që prekin disa sisteme të trupit.

Ngrënia e ushqimit të gabuar mund t’i shkaktojë 24 vjeçares shok anafilaktik, reaksion alergjik potencialisht vdekjeprurës. “Është vërtetë e vështirë, pasi kur mund të hash normalisht nuk mendon fare për ushqimin”,-thotë Cray. Ajo e kuptoi për herë të parë se diçka nuk është në rregull me të në vitin 2017 kur u godit nga shoku anafilaktik pasi hëngri akullore dhe u shtrua në spital për 12 orë.

Në të njëjtën periudhë, ajo pësoi një sërë sulmesh tjera nga konsumimi i picave, bukës, orizit dhe fasuleve. Pas 10 muajsh analiza, Cray u diagnostifikua me MCAS. “Ishte befasuese për mua”zbuloi ajo duke theksuar se edhe nëna e saj Julia gjithashtu është e prekur nga kjo sëmundje. Megjithatë, ajo ishte e shqetësuar nga ideja se si do të jetonte pjesën tjetër të jetës duke mos pasur mundësi të hajë pothuajse asgjë. Së bashku me regjimin dhe ushqimin dietik, Cray i përmbahet edhe një regjimi të rreptë mjekimi, duke përfshirë vaksina ndaj alergjive Xolair çdo 14 ditë.