Showbiz

E quajnë ‘plakë’ në Twitter, reagon P!nk

Një person e quajti “plakë” në Twitter këngëtaren P!nk, por ajo diti t’i kthente përgjigjjen e duhur.

“Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyrshëm dhe unë e kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia”, shkroi këngëtarja.

Ajo shtoi në rrjetin social: “Unë jam e mendimit se është një bekim të plakesh. Nëse fytyra juaj ka rrudha rreth syve dhe gojës, kjo do të thotë që keni qeshur shumë. Lutem që të dukem më e vjetër pas 10 vitesh sepse kjo do të thotë se unë jam gjallë”.