Showbiz

Pink kujton ditët e frikshme të Koronavirusit: “Na thanë që fëmijët tani ishin të sigurt”

Këngëtarja e famshme Pink pak ditë më parë njoftoi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram se ajo dhe djali i saj 3-vjeçar Jameson ishin prekur nga Koronavirusi.

34-vjeçarja shprehu irritimin e saj me qeverinë amerikane për mungesën e testeve. E ftuar në “The Ellen Show” në një lidhje me ‘Skype’ Pink rrëfeu për herë të parë për ditët e vështira që përjetoi.

‘Nisi nga Jameson, ai shfaqi shenjat e para. Është e tmerrshme sepse na thanë që fëmijët tanë janë të sigurt, nuk ka rrezik për ta. Fëmijët sëmuren gjithë kohën por ai pati ethe menjëherë. Më pas temperaturë, dhembje koke, dhemje gjoksi dhe fyti. Kemi që në 11 mars në karantinë. Unë kisha shenja të ngjashme që më vonë u përkeqësuan. Kisha astma nuk merrja dot frymë. Kjo ishte hera e parë që sëmuresha pas 30 vitesh” -tha këngëtarja e përlotur.