Showbiz

E vetme në shtëpi, reperes së famshme i vidhen 360.000 dollarë bizhuteri

Iggy Azalea ishte e vetme në residencën e saj që ka marrë me qira në Atlanta së bashku me të dashurin e saj Playboi Carti, kur një person i paidentifikuar arriti të bëjë një vjedhje të madhe.

Reperja ishte në pritje të të dashurit të saj dhe kishte lënë derën e jashtme hapur ndërkohë që gjendej në bodrum kur dëgjoi se dikush ishte brenda.

Personi i cili mendohet se ishte i armatosur arriti të vjedhë një valixhe të madhe me aksesorë dhe bizhuteri të këngëtares 29-vjeçare.

Vlera e tyre arrinte shumën prej 360.000 dollarë. Edhe pse kamerat në rezidencë arritën të identifikonin personin, ai ende nuk është arrestuar.