Showbiz

E vogla e Norës dhe Robertit surprizohet në ditën e lindjes

Duket sikur ka qenë dje kur vogëlushja e Norës dhe Robertit ishte ende një foshnje por e vërteta është se koha fluturon dhe sot ajo mbush plot 3-vjeçe.

Zakonisht është Renee ajo e cila pëlqen të surprizojë mamin dhe babin duke kërcyer dhe performuar si tezja e saj Era Istrefi por sot, në ditën e saj të veçantë ajo ka qenë qendra e vëmendjes për tu surprizuar.

Nora ka postuar disa foto shumë të ëmbla në rrjetin social Instagram ku shfaqet së bashku me Robertin dhe të voglën e saj teksa i sjell një tortë të vogël ditëlindjeje me 3 qirinj të vegjël.

“Gëzuar ditëlindjen bota ime. Mami dhe babi të duan shumë!” ,-shkruan ajo në diçiturën e këtyre fotove.