Showbiz

Edhe pse tashmë i është përqendruar aktrimit, Cara Delevingne ka diçka për të thënë rreth modelingut

Ajo parakaloi mbrëmjen e kaluar në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj më të ri “Carnival Row” së bashku me Orlando Bloom.

Gjatë një interviste Cara Delevingne u pyet për karrierën e saj si aktore dhe se kur do t’i rikthehet profesionit të saj të parë, modelingut.

“T’i rikthehem? Por unë nuk jam larguar kurrë nga pasarela. Fakti që i jam përqëndruar pak më tepër aktrimit nuk do të thotë që jam tërhequr nga ëndrra ime” -tha ajo duke theksuar se shumë shpejt do ta shohim edhe në pasarela.