Sport

Efekti “Ronaldo”, përfitojnë të gjitha skuadrat e Serisë A

Cristiano Ronaldo është një minierë ari për futbollin italian. Nga transferimi i tij në Torino, nuk ka përfituar vetëm Juventusi por e gjithë Serie A. Uniforma pa fund të shitura dhe rritje në maksimum e abonimeve për të qenë të pranishëm në “Juventus Stadium”. Efekti “Ronaldo” është i aftë të lëvizë turmat dhe kjo përkthehet në nxitim për të blerë një biletë edhe për ekipet e tjera të kampionatit Italian.