Tech

Ekspertët shpjegojnë se çfarë po ndodh me ‘spiralen’ blu misterioze që u shfaq në qiell!

Drita spirale blu e dalluar së fundmi nga teleskopi japonez Subaru në Mauna Kea të Hawait është e lidhur me një raketë SpaceX. Kamera e Yjeve Subaru-Asahi, e operuar nga Observatori Kombëtar i Japonisë, kapi spiralen e çuditshme mbi observatorin në majë të malit më 18 janar. Stafi i Observatorit shkroi në Twitter se:

Spiralja duket se ka lidhje me lëshimin e një sateliti të ri nga kompania SpaceX.

SpaceX, i themeluar nga CEO i Tesla dhe Twitter, Elon Musk, është bërë burimi kryesor për dritat e çuditshme të vërejtura në qiell vitet e fundit.  Në rastin e spirales në Hawaii, megjithatë, duket se ka lidhje me rrugën e Falcon 9 për të dërguar një satelit të ri GPS në orbitë. Vëzhguesit e industrisë së hapësirës e njohin modelin si produkt i një faze të dytë rrotulluese që nxjerr karburantin e tepërt.