Aktualitet

Ekzekutohet ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja!

Është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij ish-drejtori i burgut Gentjan Bejtja.

Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të banesës së tij në Fushë-Krujë, është gjetur i djegur një automjet.

Gazetarja Dorian Bezat bën me dije se mjeti dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton

Të tjera detaje zbulohen për vrasjen në oborrin e banesës së tij të Gentjan Bejtjas.

Në momentin e atentatit që i mori jetën, në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij.

Dorjana Bezat mëson se fëmijët e tij ndodhen në Tiranë dhe jetojnë më gjyshërit pas atentatit të fundit që i bënë verën e 2023.

Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.