Showbiz

Eleni Foureira së shpejti koncert në Tiranë

Ajo u rendit e dyta në Festivalin Europian të muzikës me “Fuego” dhe menjëherë pas spektaklit kënga e saj u kthye në një hit ndërkombëtar.

Eleni Foureira gjithashtu ka qenë në qendër të medias së huaj dhe shqiptare sa i përket origjinës së saj të shumë përfolur dhe kontradiktat që ajo shkaktoi kur u fotografua me Eugent Bushpepa-n dhe Ermal Meta-n.

Asgjë nuk arriti ta ndalojë atë për faktin që është krenare që është shqiptare dhe për ta vërtetuar këtë ajo shumë shpejt do jetë në Tiranë për një koncert madhështor.

Eleni po përgatitet për të nisur turneun e saj muzikor përgjatë gjithë verës dhe vetëm pak orë më parë ka publikuar datat në rrjetet sociale. Këngëtarja e famshme lajmëroi se do të jetë në Tiranë më 25 korrik posaçërisht për fansat dhe publikun shqiptar.