Celebrities Gossip Showbiz

Elgit Doda ka një paralajmërim për bashkëpunimin e tij me Ermal Fejzullahun!

Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë.

Duket se çifti nuk ka planifikuar për momentin muaj mjalti, pasi që të dy kanë nisur nga puna për projektet e tyre. Elgiti ka paralajmëruar se kjo verë do të ketë shumë këngë të reja dhe bashkëpunime dhe vetëm pak ditë më parë, producenti ka zbuluar dhe duetin e tij të parë për këtë verë që do të jetë me artistin, Ermal Fejzullahu.

Me anë të një Instastory, Elgiti na ka zbuluar një detaj lidhur me këtë projekt me artistin e njohur.

Edhe pak ditë del kënga me dostin tim. A sa keni për të vuajtur

Të ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas” kanë qenë çifti i sapomartuar Klea Huta dhe Elgit Doda. Ata kanë treguar më shumë detaje në lidhje me emocionet pas dasmës së tyre madhështore dhe mjaft të bukur.