Showbiz

Elton Deda shpreh kritikat e tij kundrejt “Fest 58”: “Muzika ishte me playback”

Kanë kaluar pak javë që nga Festivali i 58-të i Këngës që këtë vit pati polemika të shumta megjithatë vazhdon të komentohet shumë.

Këtë herë ka qenë Elton Deda ai i cili shprehu mendimin e tij për një pjesë të organizimit të festivalit. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” me Orin dhe Islin, kantautori komentoi përshtypjet e tij mbi festivalin.

“Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitjet me playback, këto janë të dala mode” -tha Eltoni gjatë intervistës.

Duke lënë mënjanë kritikat, artisti shtoi se duhet vlerësuar orkestra e festivalit që ai e konsideroi një element mjaft të rëndësishëm.