Celebrities Gossip Music Showbiz

Elhaida Dani zbulon “Zanin” e saj, por a u prit mirë nga të gjithë kolegët?!

Elhaida Dani me “Zanin” e saj arriti të korrte suksesin e dëshiruar brenda një periudhe të shkurtër. Më në fund u zbulua mbrëmjen e të hënës albumi i saj më i ri me të cilin kishte kohë që punonte dhe salla e mbushur me adhurues të muzikës dhe zërit të saj e pritën me brohorima. “Zanin”  e këngëtares e dëgjoi e gjithë salla e teatrit të Operas dhe Baletit, por suksesi i saj nuk ishte vetëm ky.

Albumi, i cili është i përbërë nga 5 këngë, nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Të shumtë ishin ata që e komplimentuan për këtë arritje dhe që e përgëzuan Elhaidën. Aurela Gaçe postoi në llogarinë e saj në Instagram disa sekuenca nga këngët e albumit të Elhaidës. Krahas videove ajo shkruan:

Albumi më i ri nga Elhaida Dani. Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga heret e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut te gjerë botëror, por,sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para, prandaj eshte për t’u duartrokitur puna, mundi, vëmendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë te reja në albumin e saj “ZANIN”.  Këngët janë tani në Youtube për publikun tonë. “Zanin “, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”. Shumë urime Elhaida e gjithë grupit të producentëve.

Komentet në këtë postim ishin të shumta nga kolegë të Aurelës, ku nuk munguan urimet, por njëkohësisht edhe vërejtjet. Elton Deda ishte një nga ata që komentoi duke shkruar:

Po sikur njësoj këngët…nuk të duken ashtu? Sigurisht që është një perceptim i vogël nga ajo pak gjë që dëgjova.

Megjithatë, menjëherë pas këtij komenti, shumë persona të tjerë, duke përfshirë edhe Aurela Gaçen, nxituan për ta kundërshtuar.

Ton, unë shoh, e perceptoj, e vlerësoj punën, dëshirën për të dhënë edhe duke qenë se lodhem shumë vetë për të bërë diçka, e di mirë sakrificën edhe prandaj e duartrokas. Pastaj gjithësecili ka shijet e perceptimet e veta kur vjen puna në muzikë.

E ndërsa kishte shumë nga ata që e mbështetën Eltonin duke i dhënë të drejtë, në përgjithësi komentet ishin pozitive duke e vlerësuar vokalin dhe punën e palodhur të Elhaida Dani-t. Ndërkohë Elhaida do të jetë ditën e nesërme e ftuar në Top Albania Radio, në “Live From Tirana”, për të zbuluar më shumë detaje nga albumi i saj.