Showbiz

Elton John ‘harrohet’ të ftohet në dasmën mbretërore

Sir Elton John ende nuk ka marrë ftesë për dasmën e shumëpritur në Britani, atë mes princit Harry dhe Megan Markle, edhe pse po përgatit muzikën për ceremoninë martesore të 19 majit.

Këngëtari, një mik i ngushtë i princeshës Diana, deklaroi për “BBC2 Radio” se ende nuk e ka marrë ftesën e dasmës, edhe pse në media u raportua se janë shpërndarë që javën e kaluar.

John tha se ka anuluar disa koncerte në Las Vegas, vetëm për të pasur mundësinë për të performuar në dasmën mbretërore.