Showbiz

Elton John i jep fund karrierës së tij muzikore

Për këngëtarin e madh udhëtimi në Amerikën e Jugut ka rezultuar fatal për karrierën e tij.

Vitin e kaluar gjatë një udhëtimi në këtë vend Elton John u prek nga një infeksion bakterial vdekjeprurës dhe gjatë gjithë kohën ka qenë nën kujdesin dhe kontrollet e mjekëve madje edhe në koncerte.

Duket se shëndeti i tij nuk është përmirësuar aspak për këtë arsye 70-vjeçari dha lajmin e trishtë se do të heqë dorë nga karriera e tij. Ai do të japë performancat e fundit të turneut muzikor në New York dhe në Londër.

Në çdo qytet ku ai do të shfaqet për turneun, përfaqësuesit e tij do të mbajnë deklarata të cilat konfirmojnë largimin e Elton John nga industria e muzikës.

Kujtojmë se në kohën kur këngëtari u infektua me këtë bakter,u detyrua të anulojë 9 koncerte në Las Vegas dhe California.