Showbiz

Elton John zbulon se si sjellja e tij prej ‘dive’ vjen nga përdorimi i substancave narkotike

Në një intervistë radiofonike për “Awards Chatter” , këngëtari i famshëm Elton John ka shprehur pendesat e famës së tij.

Ai u shpreh se në vitin 1974 u njoh substancat narkotike dhe alkoolin nga të cilat u bë menjëherë i varur. Asokohe artisti britanik theksoi se ishte sjellja e tij prej ‘dive’ e shkaktuar nga efekti i drogës e ka bërë të famshëm por gjithashtu i ka dhënë një reputacion të keq.

“Sillesha keq me njerëzit dhe fansat e mi të cilët mendonin se kisha një sjellje prej ‘dive’ ishte e vërtetë por gjithashtu më bëri një njeri negativ” -tha ai duke shtuar se kjo sjellje nuk e përcakton atë çfarë ai ishte në të vërtetë.