Showbiz

Emina Cunmulaj mbështet nënat e reja: “Dhembjet pas lindjes nuk janë shaka por ne jemi të forta”

Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj vetëm pak ditë më parë u bë për herë të dytë nëna e një vajze.

Ajo dhe bashkëshorti i saj biznesmen Sam Nazarian mirëpritën në këtë botë vogëlushen Mia Soraya dhe jeta e tyre nuk mund të ishte më e bukur se kaq.

Modelja ka sjellë në vëmendje diçka të rëndësishme e cila shpesheherë neglizhohet kur sapo je bërë me fëmijë dhe ato janë dhembjet pas lindjes.

“Këto janë gjëra që ne si nëna i harrojmë derisa na godasin e na kujtohen përsëri” ,-u shpreh ajo në një foto të postuar në Instagram.

Ajo shtoi se dhembjet e uterusit gjatë ushqyerjes me gji nuk janë shaka por femrat janë të pabesueshme sepse luftojnë aq fort për të vegjlit e tyre sa këto dhembje kthehen në privilegj.