Showbiz

Emina Cunmulaj rikthehet në Shqipëri për një kauzë të rëndësishme

Modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejt do të rikthehet në Shqipëri.

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social Instagram, ajo tregoi se do të vizitojë Shqipërinë në muajin tetor për disa projekte humanitare si Anëtare e Bordit të Fondacionit Fundjavë Ndryshe.

Modelja do të ndihmojë disa familje në nevojë e sidomos fëmijët jetimë apo ata që jetojnë në skamje. Kujtojmë që vitin e kaluar bukuroshja vizitoi disa familje në varfëri ekstreme në Shkodër por këtë vit shpreson të bëjë edhe më shumë.