Showbiz

Emina Cunmulaj shfaq barkun në muajin e 9-të të shtatënisë, ja çfarë zbulon ajo

Modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe ende nuk na e ka zbuluar gjininë e bebes.

Së fundmi ajo ka postuar një foto ku shfaqet duke bërë një kontroll rutinë për të kontrolluar gjendjen dhe shëndetin e bebes së saj dhe për të marrë këshillat e fundit para lindjes.

Javë më parë u aludua se Emina është në pritje të binjakëve pasi u fotografua me një karrocë binjakësh megjithëse rreth këtyre spekulimeve ajo nuk u prenoncua kurrë.

Në këtë foto të publikuar vetëm pak orë më parë ajo ka treguar se bebja e saj gëzon shëndet të plotë madje duket se do të jetë një bebe e gjatë ashtu si vetë modelja dhe bashkëshorti i saj.

Me anë të këtij postimi Cunmulaj ka konfirmuar në mënyrë të tërthortë se nuk është në pritje të binjakëve e megjithatë ende nuk ka dëshiruar ta zbulojë gjininë.