Showbiz

Emina Cunmulaj shfaq për herë të parë dy vogëlushet e saj së bashku

Modelja e famshme shqiptare e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara pak ditë më parë solli në jetë vogëlushen e saj të dytë Mia Soraya Nazarian.

E dashuruar me traditat shqiptare dhe lidhjen e veçantë me familjen, Emina është mamaja më e lumtur në botë teksa i shikon vajzat e saj së bashku.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të ëmbël ku Ella Faria ndihet e gëzuar që ka në prehrin e saj motrën e porsalindur.

“Bota ime! Tani ju gjithmonë do të keni njëra-tjetrën. Lum motra për motrën” Ella Faria është e dashuruar me Mia Soray” ,-shkruan modelja në diçiturën e fotos së ëmbël.