Showbiz

Emina Cunmulaj tashmë me një look të ri

Ajo është një ndër modelet shqiptare më të dashura të publikut, gjithashtu dhe nënë e dy vajzave të cilat gjithmonë i shfaq në rrjetet sociale.

Emina gjithashtu u kërkon ndjekësve të saj mendime rreth look-it dhe sa i përket kësaj të fundit, ajo ka marrë një vendim drastik.

Bukuroshja ka prerë fare shkurt flokët e saj ndërkohë që tiparet e fytyrës i kanë dalë edhe më shumë në pah. Jemi mësuar ta shohim atë me flokët e gjata e me onde por duket se kjo pamje e re modeles i shkon shumë.