Showbiz

Eminem i kërkon falje publike Rihanna-s, më mirë vonë se kurrë!

Në vitin 2012, reperit të njohur amerikan, Eminem iu publikua padashje një këngë “Zeus”, ku në vargje mbështeste Chris Brown për situatën e tij të komplikuar me Rihanna-n.

Edhe pse kanë kaluar 8 vite, Eminem më në fund ka kërkuar falje publike ndaj këngëtares së famshme nga Barbadosi. Sërish, ai ka përdorur një këngë prej albumit të ri “ Music To Be Murdered By- Side B”, duke i përçuar asaj mesazhin në këtë mënyrë.

Për mua, për sa kohë që unë premtoj të jem i sinqertë, me gjithë zemër i kërkoj falje Rihann-ës. Për atë këngën, më fal Ri, nuk doja të të shkaktoja trishtim, megjithëse ishte gabimi im.

Kujtojmë se Eminem dhe Rihanna numërojnë dy hite së bashku, “Love The Way You Lie” dhe “Monster”.