Showbiz

Eminem surprizon fansat, lançon albumin e ri “Kamikaze”

Reperi i famshëm Eminem ka surprizuar fansat mbrëmjen e kaluar pasi lajmëroi lançimin e albumit të tij më të ri, “Kamikaze” për të cilin askush nuk ishte në dijeni.

Ai ka punuar për këtë album përreth një viti por askush nuk e dinte që ekzistonte. Reperi fillimisht postoi një foto të këtij albumi në rrjetin social Twitter ku shkroi: “Nuk u mendova gjatë këtë të fundit, shijoni “Kamikaze” albumin e ri.”

“Kamikaze” përmban 13 projekte muzikore ku gjithashtu përfshihet edhe kënga “Venom” e cila është kolona zanore e serisë së re të filmit “Spider-Man” por edhe emri i antagonistit.