Showbiz

Emisioni i Ellen DeGeneres nën investigim, punonjësit janë viktima të racizmit dhe bullizmit

Pas ankesave dhe akuzave të shumta për keqtrajtimin e punonjësve të saj, emisioni i Ellen DeGeneres, “The Ellen Shoë” është nën hetim nga autoritetet përkatëse.

Një përfaqësues anonim i stafit foli për “Australia Today” duke thënë se që në ditën e parë të punës atyre i është dhënë urdhër që mos ta shikojnë në sy dhe mos t’i flasin Ellen DeGeneres.

Krahas detyrave të tyre përkatëse, punonjësit e emisionit të njohur duhet të qeshnin me të madhe me batutat e saj gjatë transmetimit live dhe të bëheshin pjesë e rrengjeve të saj.

Gjithashtu mësohet se shumë prej tyre janë bullizuar dhe diskriminuar për ngjyrën e lëkurës dhe prejardhjen e tyre.