Showbiz

Emma Stone vjen si Cruella de Vil në realizimin e ri të ‘101 Dalmatëve’

Në rolet e saj ikonike së fundmi i është shtuar edhe ajo e personazhit vizatimor “101 Dalmatët”, Cruella de Vil.

Emma Stone do luajë rolin e antagonistes famëkeqe në realizimin më të ri të këtij filmi dhe fansat janë shumë të emocionuar.

Fituesja e çmimit “Oscar” këtë herë ka ndërmarrë një rol të keq dhe të gjithë presin me padurim ta shohin në ekran. Në rrjetin social Twitter, fansat e aktores kanë shpërthyer në komente sa i përket kësaj risie në karrierën e saj dhe të gjithë janë të sigurt që Emma do ta sjellë Cruellan në formën e saj më të mirë.