Celebrities Gossip Showbiz

Enca paralajmëron rikthimin!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

E jo vetëm kaq, por Enca ka qenë e para e famshme shqiptare e cila ka arritur të ketë plot 1 milion ndjekës në Instagram, e pas saj të tjerat. E kështu normalisht që dhe ndjekësit po presin me padurim projektet e rradhës që këngëtarja do të lançojë.

Kështu Enca ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një këngë të re me anë të një Instastory.

Të dashurit e mi, kënga ime e re po vjen. Më keni munguar gjithashtu

Nuk dihet ende nëse kënga do të jetë bashkëpunim apo solo apo zhanri që Enca do të na surprizojë këtë herë, megjithatë presim në ditët në vijim se çfarë do të na zbulojë vetë ajo.

Para pak ditësh kur rrjetet sociale, përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook u bllokuan tërësisht dhe për shumë orë nuk mund të postohej asgjë për të gjithë “u bllokua jeta sociale”. E dukeqenëse, Enca lidhet shumë me anën e rrjete sociale, një ndjekës i ka shkruar këngëtares: “Nëse mbyllet Instagrami ti falimenton si njeri automatikisht”. E nëse po pyesnit veten si ka reaguar Enca? Në formë shakaje ajo i ka shkruar:

Po u mbyll Instagrami ti ngel pa punë i pari. Thuj flm Zot, flm Allah, flm Buddha. Fansat e mi toksik ju

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka plot 2 muaj nga lançimi dhe ka arritur afro 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.