Showbiz

Enrique Iglesias valëvit flamurin shqiptar në Greqi

Këngëtari me famë botërore Enrique Iglesias së fundmi ka dhënë një koncert në Selanik ku ka bërë një gjest që i ka rënë në sy të gjithë shqiptarëve.

Teksa ishte duke performuar në skenë një fans i hedh flamurin shqiptar të cilin ai e merr dhe e valëvit disa herë ndërkohë që këndon.

Video e këtij momenti është kapur nga shumë të pranishëm në koncert si edhe nga gazetarja Fjodora Fjora që e ka postuar më pas në Insta Story.